Parlamenti gjerman nuk voton për dërgimin e raketave “Taurus” në Ukrainë
2024-02-24 15:04:44

Parlamenti gjerman (Foto Atsh)

Parlamenti gjerman (Foto Atsh)

Parlamenti gjerman ka refuzuar një mocion të opozitës për dërgimin e raketave “Taurus” në Ukrainë.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka bllokuar dërgesat e raketave të prodhimit gjerman në Ukrainë, duke përmendur frikën se armët me rreze të gjatë mund të përdoren për të goditur brenda Rusisë dhe potencialisht për të përshkallëzuar konfliktin, shkruan “ATSH”.

Mocioni, i paraqitur nga blloku i qendrës së djathtë CDU/CSU, u votua me 182 vota pro dhe 480 kundër, duke mos arritur dot shumicën.

“Ukraina ende nuk po merr të gjithë materialin që i nevojitet urgjentisht për të shmangur efektivisht luftën e agresionit rus”,- deklaroi Friedrich Merz i koalicionit CDU/CSU, i cili u kërkoi anëtarëve të koalicionit të kancelarit Scholz të shkëputeshin prej tij dhe të mbështesnin mocionin. (Irma)