Danimarka i garanton Ukrainës mbështetje afatgjatë
2024-02-24 15:06:31

Kryeministrja daneze (Foto Atsh)

Kryeministrja daneze (Foto Atsh)

Danimarka i ka garantuar Ukrainës mbështetjen e saj afatgjatë përpara përvjetorit të dytë të pushtimit rus të Ukrainës.

Danimarka, një vend i BE-së dhe NATO-s, përfundoi një marrëveshje sigurie me Ukrainën, në të cilën angazhohet të ofrojë mbështetje ushtarake gjatë 10 viteve të ardhshme, shkruan “ATSH”.

Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, deklaroi se Ukraina do të ketë mbështetjen e Danimarkës.

Ministria e Jashtme daneze njoftoi se marrëveshjet e këtij lloji janë rezultat i një nisme të G7-s, e cila mbështetet nga gjithsej 32 vende dhe BE-ja.

Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe janë ndër vendet që kanë lidhur marrëveshje të tilla me Ukrainën deri më tani.

Në të njëjtën kohë, Frederiksen njoftoi paketën e 15-të të ndihmës për vendin me vlerë rreth 1.7 miliardë korona (247 milionë dollarë).

Kjo paketë përfshin financimin për prokurimin e 15.000 predhave artilerie, të cilat do të dhurohen në muajt në vijim në bashkëpunim me Republikën Çeke.

Danimarka e ka mbështetur në mënyrë të përsëritur Ukrainën me ndihmë ushtarake që nga fillimi i pushtimit rus në shkallë të gjerë, dhe gjithashtu ka premtuar avionë luftarakë F-16. (Irma)