Bjellorusia dhe Rusia pritet të zhvillojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në vitin 2025
2024-02-24 17:11:32

Ministri bjellorus (Foto Belta.by)

Ministri bjellorus (Foto Belta.by)

Ministri bjellorus i Mbrojtjes, Viktor Khrenin, deklaroi se grupi rajonal i trupave bjelloruse dhe ruse pritet të zhvillojnë stërvitje ushtarake në territorin bjellorus në vitin 2025, shkruan “Xinhua”.

Khrenin tha në një intervistë se presidentët rusë dhe bjellorusë fillimisht propozuan të zhvilloheshin stërvitje të përbashkëta strategjike ushtarake një herë në dy vjet në vitin 2009.

Sipas tij, manovrat do të fokusohen në garantimin e sigurisë ushtarake.

Khrenin paralajmëroi më tej se Bjellorusia do të përgjigjet ndaj çdo shkeljeje të hapësirës ajrore, duke shtuar se tashmë ka pasur gjashtë shkelje të hapësirës ajrore të vendit që nga gushti i vitit të kaluar.

Si theksoi se në rast se do të shkelje të rënda, Bjellorusia nuk do të hezitojë të qëllojë dhe të rrëzojë avionët e huaj që shkelin hapësirën ajrore të vendit. (Irma)