Kryeministri norvegjez shprehu interes për thellimin e bashkëpunimit me Kinën
2024-02-24 16:52:05

Kryeministri norvegjez (Foto Flickr.com)

Kryeministri norvegjez (Foto Flickr.com)

Kryeministri norvegjez, Jonas Gahr Store, shprehu interesin e madh të administratës së tij për të zgjeruar bashkëpunimin me Kinën në fusha të ndryshme, si energjia dhe ndryshimet klimaterike.

“Duam të kemi bashkëpunim të gjerë me Kinën. Ne kemi një sërë fushash ku mund të përmirësojmë bashkëpunimin dypalësh”,- tha Store gjatë një interviste për “Xinhua”, në kuadër të Konferencës Kirkenes, një takim i rëndësishëm vjetor në Norvegjinë veriore.

Duke theksuar ndikimin global të Kinës, ai tha se me rolin e saj në ekonominë botërore, Kina është një vend me të cilin Norvegjia duhet të punojë për t'u marrë me çështjet e energjisë, çështjet e ndryshimeve klimaterike dhe çështjet e mëdha që kanë të bëjnë me paqen dhe sigurinë globale.

E mbajtur për herë të parë në vitin 2008, Konferenca Kirkenes përpiqet të hedhë dritë mbi aspekte të ndryshme zhvillimore brenda Norvegjisë veriore dhe rajoneve ngjitur me të, duke prekur përparimin politik, social dhe atë të biznesit. (Irma)