Rregullatori i letrave me vlerë në Kinë zotohet të përmirësojë standardet e mbikëqyrjes dhe goditjen e keqpërdorimeve
2024-02-24 15:56:43

CFP

Komisioni Rregullator i Letrave me Vlerë në Kinë (CSRC) njoftoi se do të udhëzojë Bursën e Shangait, Bursën Shenzhen dhe Bursën e Ardhshme Financiare të Kinës për të forcuar standardet e tyre të mbikëqyrjes për transaksionet jonormale dhe se do të godasë aktivitetet e paligjshme, si manipulimi i tregut dhe tregtimi i brendshëm, në përputhje me ligjet dhe rregulloret, shkruan “Xinhua”.

Në një deklaratë në faqen e saj të internetit, CSRC-ja bëri të ditur se këto përpjekje janë për ruajtjen e rendit normal tregtar të tregut.

“Autoritetet rregullatore nuk ndërhyjnë në transaksionet normale të tregut dhe ne kërkojmë të mbrojmë të drejtat e investitorëve për transaksione të drejta dhe të lira në përputhje me ligjin. Megjithatë, ne do të godasim me vendosmëri aktivitetet e paligjshme që prishin rendin e tregtimit në treg, në përputhje me ligjet dhe rregulloret”,- thuhet në deklaratë.

Kohët e fundit, Bursat e Shangait dhe Shenzhen morën masa rregullatore për të goditur sjelljen anormale tregtare të një institucioni në përputhje me rregulloret, thuhet në deklaratën e CSRC-së.

“Kjo është përmbushja e përgjegjësive të tyre të mbikëqyrjes tregtare, duke mos kufizuar shitjen e aksioneve”,- thuhet në deklaratën e CSRC-së. (Irma)