“Panasonic” fillon zgjerimin e fabrikës së makinerive SMT në Kinën lindore
2024-02-24 17:08:58

Panasonic

Panasonic

“Panasonic” nisi projektin e saj të zgjerimit të fabrikës së makinerive teknologjike të montimit në sipërfaqe (SMT) në qytetin Suzhou, në provincën Jiangsu të Kinës lindore, thanë autoritetet provinciale të tregtisë, citon “Xinhua”.

E themeluar në vitin 2003, kompania shumëkombëshe japoneze, e cila ndodhet në Parkun Industrial Suzhou, “Panasonic Factory Solutions Suzhou Co., Ltd.” (PFSS), është e specializuar në zhvillimin dhe prodhimin e makinerive SMT.

Projekti i zgjerimit të fabrikës pritet të mbulojë rreth 3.54 hektarë, duke dyfishuar kapacitetin e kompanisë në Suzhou dhe duke përmirësuar produktet e saj.

Ndërtimi i godinave do t'i përmbahet filozofisë së projektimit të zhvillimit të kursimit të energjisë, eko-miqësore dhe të qëndrueshme, bëri të ditur kompania.

“Panasonic” është një prodhues lider në botë i makinerive SMT dhe PFSS është e vetmja bazë e grupit për zhvillimin dhe kërkimin (R&D) dhe prodhimin e produkteve të tilla në Kinë. (Irma)