Kina forcon planifikimin hapësinor të lumit Yangtze
2024-02-24 15:32:07

CFP

CFP

Këshilli i Shtetit i Kinës ka miratuar udhëzime që synojnë promovimin e ruajtjes, zhvillimit, përdorimit dhe restaurimit të Brezit Ekonomik të lumit Yangtze dhe pellgut të tij.

Sipas udhëzimeve të hartuara nga Ministria e Burimeve Natyrore, cituar nga “Xinhua”, brezi ekonomik dhe pellgu i lumit duhet të ruajnë prodhimin e kulturave, ekologjinë, kontrollin e përmbytjeve dhe trashëgiminë kulturore brenda një kuadri të mirëkoordinuar ruajtjeje, i cili pritet të krijohet deri në vitin 2025.

CFP

CFP

Udhëzimet parashikojnë gjithashtu që brezi ekonomik të demonstrojë përparimin ekologjik, lidhjen rajonale dhe rritjen e jetueshmërisë deri në vitin 2035.

Udhëzimet drejtojnë planifikimin hapësinor të tokës, ujërave të brendshme dhe zonave detare përgjatë brezit ekonomik dhe pellgut lumor, duke përfshirë mbi 1100 rajone në nivel qarku, sipas ministrisë.

CFP

CFP

Lumi Yangtze, që rrjedh nga Rrafshnalta Qinghai-Tibet, është rruga më e gjatë ujore e Kinës, me mbi 6300 km duke kaluar nëpër 11 rajone të nivelit provincial përpara se të derdhet në Detin e Kinës Lindore. (Irma)

CFP

CFP