2-vjetori i fillimit të konfliktit Rusi-Ukrainë
2024-02-23 21:06:14

24 shkurti është 2-vjetori i fillimit të konfliktit Rusi-Ukrainë. Gjatë këtyre dy vjetëve, kjo krizë ka shkaktuar jo vetëm një goditje gjigante ndaj Ukrainës, por edhe ndikime të mëdha mbi botën, dhe vendet europiane kanë pësuar dëme të rënda nga kjo krizë.


Ndryshe nga vendet e prekura, fituesja më e madhe prej kësaj fatkeqësie ndoshta është ShBA-ja që ka siguruar interesa gjeopolitikë.


 


Krahas kësaj, edhe prodhuesit e armëve dhe kompanitë energjetike të ShBA-së kanë pasur shumë përfitime ekonomike.

 


Ndër 80 miliardë dollarët amerikanë që ka siguruar ShBA-ja në vitin 2023 nga shitja e armëve, rreth 50 miliardë armë janë dërguar për në aleatët europianë.



 


Kjo është pesë herë më shumë se niveli normal historik.


 

Në sfondin e krizës së Ukrainës, siguria e Europës po varet më shumë nga ShBA-ja. Kjo është pikërisht ëndrra e Uashingtonit. Dhe autonomia strategjike që po kërkon Europa është ende një rrugë e gjatë.


 

Kjo krizë po futet në vitin e 3-të. Komuniteti ndërkombëtar duhet të shtojë përpjekjet për bisedimet e paqes, që të përfundojë sa më parë kjo krizë e gjatë. (Jiang Lei)