Kina dhe Singapori ndajnë perspektivat për sektorin e mirëmbajtjes së aviacionit
2024-02-23 14:44:09

foto nga

foto nga “thepaper.cn”

Shoqata Kineze e Aeronautikës dhe Astronautikës dhe Shoqata e Industrive të Hapësirës Ajrore e Singaporit zhvilluan Forumin Dypalësh të Aviacionit Kinë-Singapori, në kuadër të "Singapore Airshow 2024", duke tërhequr drejtues biznesi, studiues dhe zyrtarë qeveritarë për të shkëmbyer ide mbi bashkëpunimin e aviacionit midis dy vendeve, përcjell “Xinhua”.

“Rrjetet e besueshmërisë dhe furnizimit janë të rëndësishme për fluturimet e aviacionit civil. Singapori mund të jetë një qendër mirëmbajtjeje dhe riparimi (MRO) për C919 në Azinë Juglindore me ekosistemet e saj të pjekura të aviacionit kur avioni të vihet në përdorim jashtë shtetit”,- deklaroi Desmond Goh, drejtor menaxhues i Azi-Paqësorit për Grupin Hapësinor Ajror të “Eaton”.

foto nga “thepaper.cn”

“Sektorët e aviacionit të Kinës dhe Singaporit duhet të përmirësojnë shkëmbimet e teknologjisë së re dhe talenteve dhe të ofrojnë avantazhe plotësuese për të ndërtuar një qendër MRO për C919”,- vuri në dukje Philip Sung, drejtor dhe menaxher i përgjithshëm në “Auxitrol Weston Singapore”. Përfaqësues nga qytetet Langfang dhe Taicang të Kinës prezantuan industritë e tyre të lidhura me aviacionin dhe ftuan ndërmarrjet nga Singapori të kërkojnë mundësi biznesi.

Të pranishmit ndanë gjithashtu pikëpamjet mbi reduktimin e karbonit në industrinë e aviacionit, zhvillimin e lëvizshmërisë ajrore urbane dhe përdorimin e inteligjencës artificiale në aviacion. (Irma)