Projekti i prodhimit të metanolit nga energjia e erës do të nisë në Mongolinë e Brendshme të Kinës
2024-02-23 20:20:33

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Një projekt për prodhimin e hidrogjenit dhe metanolit nga 2 milion kW energji ere do të nisë në Hinggan të Rajonit Autonom të Mongolisë së Brendshme të Kinës së Veriut, sipas një marrëveshjeje zhvillimi të nënshkruar kohët e fundit. 

Projekti, i administruar nga Korporata e Përgjithshme e Energjisë Bërthamore e Kinës me një investim afro 16 miliard juanë (rreth 2.25 miliardë dollarë amerikanë), pritet të japë një prodhim vjetor prej rreth 107 900 tonë hidrogjeni dhe afro 800 000 tonë metanoli.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Faza e parë e projektit prej 1 milion kW energji ere është planifikuar të zbatohet më 2024 dhe 2025. 

Teknologjia e përdorur në projekt e shndërron energjinë e erës në elektricitet, i cili përdoret për të prodhuar hidrogjen dhe oksigjen nga uji. Hidrogjeni përdoret më pas në sintezën e metanolit. 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kjo teknologji bën një përdorim të efektshëm të burimeve të erës duke pakësuar varësinë nga karburantet fosile dhe duke ulur lëshimet e gazit serrë. Projekti pritet të kursejë rreth 2 milionë tonë qymyr standard e të ulë lëshimet e CO2 me rreth 5.3 milionë tonë në vit.