Thënia se "ekonomia kineze ka arritur kulmin" ka të meta
2024-02-23 20:15:20

Prej disa ditëve, disa politikanë, media dhe institute perëndimore të studimit të politikave kanë promovuar thënien  se "ekonomia kineze ka arritur kulmin", duke fabrikuar perspektivën e dobët të zhvillimit të Kinës. Lidhur me këtë, ish-kryeministri australian dhe ambasadori i Australisë në ShBA, Kevin Michael Rudd, u shpreh që kjo thënie "ka të meta si nga ana racionale, ashtu edhe e analizës", duke vënë në dukje se ai vetë nuk është në një mendje me këtë thënie.


Vendet perëndimore kanë përhapur pandërprerë thëniet për "shembje" dhe "kulm" për sa i përket ekonomisë kineze, por zhvillimi i shpejtë ekonomik i Kinës dëshmon që këto thënie janë absurde dhe të pavërteta. Në fakt, vitin e kaluar rritja ekonomike e Kinës arriti 5.2 % dhe Kina vijoi të jetë një nga ekonomitë e mëdha që u zhvillua më shpejt. Qysh prej fillimit të këtij viti, ekonomia kineze ka ruajtur prirjen e mirë të zhvillimit. Zhvillimi i Kinës favorizon jo vetëm Kinën, por edhe jep kontribut për mëkëmbjen ekonomike të botës. (Jiang Lei)