Organet prokurore kineze përmirësojnë trajtimin e ankesave publike
2024-02-23 14:51:02

foto nga CFP

Prokuroria e Lartë e Popullit e Kinës  / foto nga CFP

Prokuroria e Lartë e Popullit (SPP) në Kinë njoftoi se organet prokurore kanë përmirësuar mekanizmin për trajtimin e ankesave publike, duke siguruar që mosmarrëveshjet e njerëzve të trajtohen në një mënyrë ligjore, citon “Xinhua”.

Në 11 muajt e parë të vitit 2023, organet prokurore në të gjithë vendin morën 812.000 letra ose vizita nga njerëz që kërkonin zgjidhje mosmarrëveshjesh, ndërsa Prokuroria e Lartë e Popullit mori 219.600, deklaroi Na Yanfang, prokuror i lartë.

Sipas tij, janë bërë përpjekje për të siguruar që çdo ankesë publike e pranueshme të marrë përgjigje. Ai theksoi se më shumë se 99.75 për qind e ankesave morën përgjigje brenda shtatë ditëve, ndërsa 97.25 për qind u adresuan brenda tre muajve.

Prokuroria e Lartë e Popullit njoftoi se nisi një fushatë trevjeçare midis prokurorëve në mbarë vendin në vitin 2023, për të trajtuar ankesat publike nga rrënjët, duke u kujdesur që mosmarrëveshjet e njerëzve të zgjidhen siç duhet. (Irma)