Kinë, industria e lehtë realizoi 1.4 trilionë juanë fitime më 2023
2024-02-23 11:40:56

foto nga CFP

foto nga CFP

Në vitin 2023  industria e lehtë kineze pati rimëkëmbje të vazhdueshme, duke realizuar të ardhura operacionale prej 22.2 trilionë juanësh (3.09 trilionë dollarë amerikanë) dhe 1.4 trilionë juanë (195 miliardë dollarë amerikanë) fitime, 3.8 për qind më shumë në krahasim me vitin 2022, sipas të dhënave nga Federata e Industrisë së Lehtë e Kinës.

Falë zbatimit të efektshëm të një sërë masash për nxitjen e kërkesës së brendshme dhe të konsumit, është çliruar potenciali i konsumit dhe është gallëruar më tej tregu i mallrave të industrisë së lehtë. Gjatë vitit të kaluar, pati një rritje të vrullshme dega e prodhimit të gjelbër dhe inteligjent, e përfaqësuar nga bateritë diellore dhe pajisjet elektroshtëpiake, duke u bërë motori i ri i nxitjes së zhvillimit cilësor të industrisë së lehtë. Vitin e kaluar prodhimi i baterive pati rritje prej 11.8 për qind në të ardhurat operacionale dhe 12.4 për qind në fitimet, ndërkohë që të ardhurat operacionale dhe fitimet në prodhimin e pajisjeve elektroshtëpiake patën një shtim prej 7 dhe 12.2 për qind përkatësisht.

Vjet industria e lehtë, me peshë specifike prej 13.2 për qind të kapitaleve të përgjithshme të industrisë së Kinës, siguroi 16.7 për qind të të ardhurave operacionale dhe 18.1 për qind të fitimeve të industrisë kombëtare, duke mbështetur fort zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë industriale. (Wang Lei/ Artan)