Kinë, nis faza e dytë e ndërtimit të projektit të energjisë bërthamore të Zhangzhou-t
2024-02-23 17:18:12

Foto nga CNNC

Foto nga CNNC

Filloi të enjten faza e dytë e ndërtimit të projektit të energjisë bërthamore në qytetin Zhangzhou të provincës Fujian të Kinës Lindore duke përdorur reaktorët "Hualong 1", që janë reaktorë të brezit të tretë të prodhuar brenda vendit. 

Foto nga CNNC

Foto nga CNNC

Katër njësitë e para "Hualong 1" janë vënë në funksionim, sipas Korporatës Kombëtare të Energjisë Bërthamore të Kinës (CNNC). 

Projekti i energjisë bërthamore i Zhangzhou-t është planifikuar që të përbëhet nga gjashtë njësi të energjisë bërthamore, secila me një kapacitet prodhimi energjie prej një milion kilovatësh. 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Faza e parë e projektit të energjisë bërthamore përfshin dy njësi, e para prej të cilave pritet të vihet në prodhim këtë vit, kurse e dyta po përgatitet për testimet në të ftohtë. 

Reaktorët "Hualong 1" janë projektuar bashkërisht nga Grupi i Përgjithshëm i Energjisë Bërthamore i Kinës dhe CNNC-ja.