Kina aktivizoi reagimin emergjent ndaj shiut dhe dëborës në provincën Hunan
2024-02-23 15:31:25

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Ministria e Menaxhimit të Emergjencave në Kinë aktivizoi një përgjigje emergjente të nivelit IV ndaj temperaturave të ulëta, reshjeve të shiut dhe dëborës në provincën Hunan të Kinës qendrore.

Ministria mbajti gjithashtu një përgjigje emergjente të nivelit IV që u aktivizua të martën në provincat e Anhui, Henan dhe Hubei.

Ekipet nga Komisioni Kombëtar për Parandalimin, Reduktimin dhe Lehtësimin e Fatkeqësive ofruan ndihmë dhe udhëzime në Henan, Anhui dhe Hubei në përgjigje të përkeqësimit të motit, shkruan “Xinhua”.

Ministria ka kërkuar gjithashtu përpjekje për të avancuar përgatitjet për punën e ndihmave dhe shpëtimit nga fatkeqësitë, si dhe përpjekjet për të dërguar ekipe për të ofruar ndihmë në kohë në vend.

Po ashtu, ministria u ka bërë thirrje palëve përkatëse që t'i kushtojnë vëmendje të madhe mundësisë së fatkeqësive dytësore.

Departamentet meteorologjike të Kinës kanë parashikuar se reshje mesatare dhe të dendura të dëborës do të prekin disa zona të provincave Jiangsu, Anhui dhe Hunan. (Irma)