Kina bën përpjekje konstruktive mbi çështjet e Gadishullit Korean
2024-02-23 20:18:51

Foto nga Ministria e Punëve e Jashtme e Kinës

Foto nga Ministria e Punëve e Jashtme e Kinës

Përfaqësuesi i posaçëm i qeverisë kineze për çështjet e Gadishullit Korean Liu Xiaoming zhvilloi të enjten një videotelefonatë me zyrtaren e lartë amerikane për Korenë e Veriut Jung H. Pak, duke shkëmbyer pikëpamje mbi gjendjen në Gadishullin Korean, tha të premten Ministria e Jashtme e Kinës. 

Liu u shpreh se palët e interesuara duhet të përballen me çështjen e Gadishullit Korean dhe t'i trajtojnë shqetësimet e njëra-tjetrës në një mënyrë të ekuilibruar nëpërmjet dialogut. "Kina do të vijojë të luajë rol konstruktiv në nxitjen e një zgjidhjeje politike të çështjes së Gadishullit Korean," theksoi ai. 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Është në interesin e përbashkët të rajonit dhe të komunitetit ndërkombëtar të ruajë paqen e qëndrueshmërinë në Gadishullin Korean dhe të çojnë përpara procesin e zgjidhjes politike të çështjes së këtij Gadishulli, vuri në dukje Liu. 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Nga ana e saj, Jung H. Pak u shpreh që ShBA-ja e vlerëson rolin e Kinës në trajtimin e çështjes së Gadishullit Korean dhe shpreson të komunikojë e të bashkëpunojë me Kinën në këtë drejtim.