Treguesi i Përbërë i Bursës së Shangait rritet për ditën e shtatë me radhë, duke arritur afër 3000 pikëve
2024-02-23 16:25:11

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Treguesi i Përbërë i Bursës së Shangait (SSE) shënoi ditën e shtatë të tregtimit radhas me fitime të enjten, duke u mbyllur pranë pragut prej 3 000 pikësh. 

SSE u mbyll me një rritje 1.27 për qind, duke arritur në 2988.36 pikë të enjten. Rritja ka ardhur falë një numri faktorësh, duke përfshirë mbështetjen e vazhdueshme me politika të autoriteteve rregullatore dhe të ardhurat nga investitorët afatgjatë.

Komisioni Rregullator i Letrave me Vlerë i Kinës (CSRC) ka njoftuar këtë muaj që do të pezullojë huadhënien e obligacioneve të reja dhe do të inkurajojë bashkimin, blerjen dhe ristrukturimin midis kompanive të listuara në bursë. 

Edhe menaxherët e pasurive të ShBA-së po përgatiten për rimëkëmbjen e tregut kinez. Blerja e aksioneve kineze me vlera në nivele të ulëta historike është "një mundësi që vjen vetëm një herë në jetë" , tha për "Reuters" të martën Jonathan Krane, kryezyrtari ekzekutiv i "KraneShares", një kompani që ka në fokus Kinën. 

Kina njoftoi të martën një ulje më të lartë sesa pritej të normave kryesore të hipotekimit, gjë që u mirëprit nga investitorët. Kryezyrtari i investimeve në "Novem Arcae Technologies" Chen Jiahe i tha CGTN-it se ulja e normave të interesit është një ndër disa instrumentet monetare për të ndihmuar më tej rritjen e besimit të tregut.