Kina, e gatshme të punojë me të gjitha palët për të thelluar partneritetin strategjik të BRICS
2024-02-23 15:13:22

foto nga CFP

foto nga CFP

Kina është e gatshme të punojë me të gjitha palët për të vazhduar thellimin e partneritetit strategjik të BRICS-it, deklaroi zëdhënësja e ministrisë së Jashtme kineze, Mao Ning, në një konferencë shtypi, shkruan “Xinhua”.

Mao tha se si një platformë e rëndësishme për bashkëpunimin midis tregjeve në zhvillim dhe vendeve në zhvillim, BRICS është e përkushtuar të mbështesë multilateralizmin, të marrë pjesë aktive në qeverisjen ekonomike globale dhe të promovojë zhvillimin e rendit ndërkombëtar në një drejtim më të drejtë dhe racional.

foto nga

Zëdhënësja e MPJ-së Mao Ning në konferencën e shtypit të 22 shkurtit 2024 / foto nga MJP e Kinës

“Përballë rreziqeve dhe sfidave të shumta në botë sot, vullneti i përbashkët i vendeve në zhvillim për të kërkuar solidaritet dhe progres, për të kundërshtuar ndërhyrjet e jashtme dhe për të arritur unitet dhe mbështetje te vetja po rritet dita-ditës”, tha ajo, duke vënë në dukje se për këtë arsye BRICS-i ka fituar njohje të gjerë midis tregjeve dhe vendeve në zhvillim dhe është bërë një forcë pozitive dhe e qëndrueshme për të mirën në çështjet ndërkombëtare.

Zëdhënësja theksoi se bashkëpunimi BRICS mbron hapjen, gjithëpërfshirjen dhe bashkëpunimin fitues për të arritur zhvillimin e përbashkët dhe prosperitetin universal.

“Kina është e gatshme të punojë me të gjitha palët për të vazhduar të thellojë partneritetin strategjik të BRICS-it, të zgjerojë në mënyrë aktive bashkëpunimin praktik në fusha të ndryshme, të ndihmojë në bërjen e kornizës globale të qeverisjes më të balancuar dhe efektive dhe të japë më shumë kontribute të BRICS-it për paqen dhe zhvillimin botëror”,- shtoi Mao. (Irma)