Kina nis hartimin e ligjit për nxitjen e ekonomisë private
2024-02-22 16:35:10

foto nga CFP

foto nga CFP

Ministri kinez i Drejtësisë, He Rong, deklaroi në një simpozium të mërkurën se vendi ka nisur hartimin e një ligji për promovimin e ekonomisë private.

Simpoziumi u mbajt së bashku nga Ministria e Drejtësisë, Komisioni Kombëtar i Zhvillimit dhe Reformës dhe Komisioni i Çështjeve Legjislative të Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Popullore Kombëtare, për të diskutuar legjislacionin në lidhje me nxitjen e ekonomisë private, ku morën pjesë përfaqësues të sipërmarrjeve private dhe akademikë, shkruan “Xinhua”.

Ministri theksoi se puna e hartimit do të kërkonte gjerësisht opinione nga publiku dhe do të arrinte një konsensus midis palëve të ndryshme në mënyrë që ligji të mund të nxisë në mënyrë efektive zhvillimin e shëndetshëm të sektorit privat.

Të pranishmit ranë dakord që shqetësimet kryesore të ndërmarrjeve private duhet të trajtohen mirë, duke përfshirë mbrojtjen e të drejtave pronësore të bizneseve private, sigurimin e pjesëmarrjes së tyre të barabartë në konkurrencën e tregut dhe zgjidhjen e pagesave të prapambetura ndaj bizneseve të vogla dhe të mesme.

Ata theksuan domosdoshmërinë e rritjes së besimit, energjizimit të subjekteve të biznesit dhe stimulimit të krijimtarisë së tyre, si dhe nxitjes së zhvillimit të forcave të reja prodhuese. (Elona)