Hong-Kongu krijon akademinë ndërkombëtare për bashkëpunimin global antikorrupsion
2024-02-22 16:26:06

Foto nga Xinhua

Foto nga Xinhua

Komisioni i Pavarur kundër Korrupsionit (ICAC) i Hong-Kongut zhvilloi të mërkurën ceremoninë e përurimit të Akademisë Ndërkombëtare kundër Korrupsionit në Rajonin e Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut të Kinës Jugore. 

Akademia e re synon të drejtojë si nismat vendore, ashtu edhe globale të trajnimit kundër korrupsionit dhe të nxisë ndarjen e përvojës, duke konsoliduar statusin ndërkombëtar të Hong-Kongut si një qendër e luftës kundër korrupsionit.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kryeekzekutivi i Hong-Kongut John Lee vuri në dukje në ceremoni se pastërtia morale është vendimtare për të siguruar begatinë dhe qëndrueshmërinë e Hong-Kongut dhe për të realizuar kontributin thelbësor të Hong-Kongut në zhvillimin kombëtar. 

Akademia e re do të forcojë statusin e Hong-Kongut si një qendër kundër korrupsioni dhe do të nxisë pastërtinë morale e qëndrueshmërinë shoqërore të Hong-Kongut, dhe rëndësinë që u kushton Hong-Kongu pastërtisë morale e shtetit ligjor, tha Li. 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Komisioneri i ICAC-ut Woo Ying-ming tha në ceremoni se ICAC është plotësisht i ndërgjegjshëm për rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në punën antikorrupsion. Akademia do të ofrojë trajnim sistematik dhe profesional për luftën kundër mitëmarrjes në mbarë botën dhe do të mbledhë së bashku ekspertë vendës e të huaj për të ndarë përvojën kundër korrupsionit.