Kina nxjerr një dokument për promovimin e shkrim-leximit dhe aftësive digjitale të publikut
2024-02-22 15:23:02

CFP

CFP

Autoritetet kineze kanë nxjerrë një dokument të ri mbi detyrat kryesore në promovimin e shkrim-leximit dhe aftësive digjitale të publikut këtë vit.

Sipas dokumentit, të publikuar së bashku nga Zyra e Komisionit Qendror të Çështjeve të Hapësirës Kibernetike dhe Ministria e Arsimit, Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit dhe Ministria e Burimeve Njerëzore dhe Sigurimeve Shoqërore, puna përkatëse duhet të fokusohet në gjashtë fusha, duke përfshirë trajnimin e personelit të kalibrit të lartë, mbyllja e boshllëqeve digjitale dhe mbështetja e përpjekjeve për të promovuar ekonominë digjitale, shkruan “Xinhua”.

Në dokument theksohet puna që duhet bërë për të zgjeruar më shumë skenarë për jetën digjitale, për të ndërtuar një hapësirë kibernetike më të shëndetshme dhe për të rritur garancitë dhe koordinimin përkatës në këtë drejtim.

Puna synon të promovojë arsimimin dhe cilësinë e përgjithshme të publikut, modernizimin më të mirë të sistemit industrial dhe avancimin e përpjekjeve për të realizuar prosperitet të përbashkët për të gjithë, për të siguruar që zhvillimi me cilësi të lartë i popullsisë kineze të mbështesë modernizimin kinez, thuhet në dokument.

Në të theksohet gjithashtu se deri në fund të vitit duhet të promovohet një mjedis pa pengesa në hapësirën kibernetike në të gjitha frontet. (Elona)