Eksportet e makinave të Kinës u rritën me 47.4 për qind në janar
2024-02-22 14:30:58

CFP

Eksportet e automobilave të Kinës u rritën me 47.4 për qind në baza vjetore në janar të këtij viti, treguan të dhënat e industrisë.

Një total prej 443.000 automjetesh u eksportuan gjatë periudhës, sipas Shoqatës Kineze të Prodhuesve të Automobilave, citon “Xinhua”.

Në janar u eksportuan rreth 369.000 automjete pasagjerësh, duke u rritur me 47.5 për qind në baza vjetore, ndërsa eksportet e automjeteve komerciale u rritën me 46.9 për qind nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar në 74.000 njësi.

Muajin e kaluar, eksportet e automjeteve me energji të re të Kinës (NEV) gjithashtu u rritën me 21.7 për qind në bazë vjetore në 101.000 njësi, zbuluan të dhënat. (Elona)