BE me paketën e 13-të të sanksioneve kundër Rusisë
2024-02-22 15:56:25

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Presidenca belge e Bashkimit Evropian tha të mërkurën se blloku është pajtuatr për paketën e tij të 13-të të sanksioneve kundër Rusisë.

"Ambasadorët e BE sapo ranë dakord në parim për një paketë të 13-të të sanksioneve në kuadër të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës", tha presidenca belge në platformën e mediave sociale X, duke e quajtur atë "një nga paketat më të gjëra të miratuara nga BE-ja".

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Paketa e re do të përfshijë afro 200 subjekte dhe individë. “Me këtë paketë, ne po ndërmarrim më shumë veprime kundër subjekteve të përfshira në anashkalimin e sanksioneve dhe në sektorin e mbrojtjes dhe atë ushtarak”, shkroi shefi i politikes së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Paketa do të miratohet formalisht nga blloku para përvjetorit të dytë të fillimit të agresionit rus në Ukrainë, që shënohet me 24 shkurt.