Kinë: Gjykata e pronësisë intelektuale ka përmbyllur më shumë se 15 700 çështje gjatë pesë vjetëve të kaluar
2024-02-22 18:41:34

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Gjykata e pronësisë intelektuale e Gjykatës së Lartë Popullore të Kinës ka pranuar 18 924 çështje që nga krijimi i saj më 1 janar 2019, duke përmbyllur 15 710 prej tyre, u bë e ditur prej Gjykatës së Lartë Popullore të enjten. 

Gjykata e pronësisë intelektuale ka forcuar mbrojtjen juridike të të drejtave të pronësisë intelektuale lidhur me teknologjitë thelbësore, fushat kyçe dhe industritë e reja, me qëllim që të inkurajojë dhe garantojë efektivisht risitë teknologjike, tha gjatë një konference shtypi Tao Kaiyuan, zëvendëskryetarja e Gjykatës së Lartë Popullore.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Duke vënë në dukje se gjykata e ka rritur kompensimin për shkeljen e të drejtave të pronësisë intelektuale, Tao u shpreh që vitin e kaluar të ashtuquajturat "dëme ndëshkuese" u zbatuan në tetë raste. 

Tao vijoi duke thënë se gjykata ka ndërmarrë gjithashtu veprim më të fortë kundër monopoleve dhe konkurrencës së padrejtë, duke siguruar efektivisht konkurrencën e drejtë të tregut. 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Gjykata e pronësisë intelektuale e ka përparuar sundimin e ligjit në çështjet e brendshme dhe të jashtme në një mënyrë të bashkërenduar, duke mbrojtur në mënyrë të barabartë të drejtat e palëve vendase dhe të huaja sipas ligjit, vuri në dukje Tao. Gjithsej 1 198 çështje lidhur me subjekte të huaja janë përmbyllur gjatë pesë vjetëve të fundit, shtoi ajo.