Guizhou aktivizon përgjigjen emergjente të nivelit III për zjarret në pyje
2024-02-22 16:21:38

foto nga CFP

foto nga CFP

Një përgjigje emergjente e nivelit III u aktivizua të mërkurën në provincën Guizhou të Kinës jugperëndimore për shkak të zjarreve të shumta pyjore që shpërthyen kohët e fundit, thanë autoritetet lokale.

Të martën, dy persona humbën jetën teksa po luftonin një zjarr në pyll në kontenë Pu'an të Guizhou. Nga 10 deri më 19 shkurt, 148 zjarre pyjore u raportuan në Guizhou, sipas një njoftimi të lëshuar nga Shtabi Qendror i Emergjencës, citon “Xinhua”.

Aktualisht, provinca përballet me një situatë serioze të parandalimit të zjarreve në pyje dhe duhet të bëhen përpjekje për të shuar zjarret për të mbrojtur jetën dhe pronën e njerëzve, thanë zyrtarët në një telekonferencë mbi punën e parandalimit të zjarreve në pyje të mbajtur të martën në Guizhou. (Elona)