Kina do të nisë raundin e ri të bashkëpunimit ndërkombëtar për ruajtjen e pandave gjigante
2024-02-22 18:03:40

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Shoqata Kineze e Mbrojtjes së Natyrës ka shkruar marrëveshje me Akuariumin e Kopshtit Zoologjik të Madridit të Spanjës dhe Aleancën e Natyrës të Kopshtit Zoologjik të San-Diegos të Shteteve të Bashkuara lidhur me bashkëpunimin mbi ruajtjen e pandave gjigante, si pjesë e përpjekjeve për të shtuar mbrojtjen e specieve në nivel botëror.

Shoqata po zhvillon gjithashtu konsultime me një kopsht tjetër zoologjik në ShBA dhe një kopsht zoologjik austriak lidhur me një bashkëpunim të tillë. 

Spanja, Shtetet e Bashkuara dhe Austria ishin ndërmjet vendeve të para që zhvilluan bashkëpunim ndërkombëtar me Kinën lidhur me ruajtjen e pandave gjigante. Falë përpjekjeve të përbashkëta të ekipeve të tyre kërkimore, Kina dhe këto tre vende kanë arritur të rritin gjithsej 28 këlyshë pandash gjigante.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

"Garantimi i shëndetit dhe sigurisë të pandave që jetojnë jashtë vendit është parakushti më i rëndësishëm dhe themeli i bashkëpunimit ndërkombëtar," theksoi një burim nga kjo shoqatë. 

Shoqata tha se do të forcojë më tej mbikëqyrjen e përditshme të shëndetit dhe kontrollin fizik të pandave që jetojnë jashtë vendit dhe do të sigurojë mbulimin e plotë të inspektimeve dhe vlerësimeve në terren në vitin 2024.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Pandat gjigante kanë luajtur rolin e "ambasadorëve", duke ndërtuar ura miqësie ndërmjet Kinës dhe vendeve të tjera. Që prej viteve '90 të shekullit të kaluar, Kina ka zbatuar nisma të përbashkëta studimore për mbrojtjen e pandave me 26 institucione prej 20 vendeve, duke mundësuar lindjen e 68 foshnjave të pandave.