Kinë, rritet konsumi gjatë Festës së Pranverës
2024-02-22 20:56:54

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ministria e Tregtisë e Kinës bëri të ditur të enjten që Kina ka pasur një rritje të madhe të konsumit gjatë pushimeve të Festës së Pranverës, duke shënuar një nisje të mirë për vitin 2024.

 

Zëdhënësi i kësaj ministrie He Yadong tha që gjatë festës ka pasur shumë pika të spikatura në konsumin e mallrave. Duke cituar të dhënat mbi sipërmarrjet e shitjeve me pakicë, ai bëri të ditur që shitja e arit, argjendit dhe bizhuterive u rrit me 23.8 %, e produkteve sportive dhe argëtuese 15.6 % dhe e pajisjeve të komunikimit me 10.4 %.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

 

Sipas He, në sektorët e shërbimeve është shënuar rritje shumë e fuqishme gjatë kësaj periudhe. Turistët vendas kanë shpenzuar 632.69 miliardë juanë (rreth 89 milionë dollarë), 47.3 % më shumë se një vit më parë, kurse shitja e biletave të kinemave shënoi një rekord të ri me 8.02 miliardë juanë.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ndërkohë, shitja me pakicë në platformat e tregtisë elektronike ishte 32.2 % më shumë se gjatë së njëjtës periudhë të një viti më parë dhe në disa platforma, shitja e pajisjeve të çiklizmit dhe skive pati mbi 50 % rritje krahasuar në vitin e kaluar, u shpreh He në një konferencë shtypi në Pekin. (Jiang Lei)