Raketa mbartëse e satelitit kinez "Queqiao-2" mbërrin në vendin e lëshimit
2024-02-22 16:36:09

Foto nga CNSA

Foto nga CNSA

Raketa mbartëse e satelitit kinez "Queqiao-2" ka mbërritur në Qendrën e Lëshimeve Hapësinore të Wenchang-ut në provincën Hainan të Kinës Jugore, tha të enjten Administrata Kombëtare e Fluturimeve Hapësinore me Astronautë e Kinës (CNSA). 

Raketa mbartëse "Marshimi i Madh-8 Y3" do të montohet dhe testohet në vendin e nisjes, shtoi CNSA-ja. 

Foto nga CNSA

Foto nga CNSA

Si një raketë mbartëse e brezit të ri, "Marshimi i Madh-8" përdor karburant të gjelbër dhe mbrojtës të mjedisit. Raketa e bëri fluturimin e vet të parë në vitin 2020, duke mbushur zbrazëtinë në aftësinë e Kinës për dërgimin e ngarkesave prej 3 deri 5 tonë në orbitën heliosinkrone.

Sipas CNSA-së, lëshimi i "Queqiao-2", e cila u transportua në të njëjtin vend nisjeje këtë muaj, është planifikuar për në gjysmën e parë të vitit 2024. 

Aktualisht, të gjitha strukturat në vendin e lëshimit janë në gjendje të mirë dhe puna përgatitore vijon siç është planifikuar, tha Administrata.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

"Queqiao-2" do të shërbejë si një platformë për fazën e katërt të programit të eksplorimit hënor të Kinës, duke ofruar shërbime komunikimi për misionet "Chang'e-4", "Chang'e-6", "Chang'e-7" dhe "Chang'e-8".