Raporti: Rritja e një fëmije në Kinë kushton 6.3 herë të PBB-së për frymë
2024-02-22 15:17:24

Xinhua

Xinhua

Kostoja mesatare e rritjes së një fëmije në Kinë është 680.000 juanë (94.500 dollarë), sipas një raporti të fundit mbi kostot e rritjes së fëmijëve të publikuar të mërkurën nga Qendra e Kërkimit të Popullsisë “YuWa”, e udhëhequr nga demografi kinez Liang Jianzhang, shkruan “China Daily”.

Sipas raportit, në Kinë, rritja e një fëmije deri në moshën 18 vjeç është e barabartë me 6.3 herë të PBB-së për frymë, më e lartë se të gjitha vendet, me përjashtim të Koresë së Jugut.

Shkalla e lindshmërisë së Koresë së Jugut është në nivelin më të ulët në mbarë botën. Raporti rekomandon subvencionimin e lindjes së fëmijëve, reduktimin e barrës familjare, rritjen e besimit në zhvillimin ekonomik kombëtar dhe rritjen e inovacionit dhe konkurrencës së Kinës për të rritur shkallën e lindjeve.

Raporti përfshin koston e rritjes së fëmijëve nga shtatzënia deri në lindje dhe koston e rritjes dhe edukimit të fëmijës. Kjo e fundit përbën shumicën e shpenzimeve, ndërsa e para përfaqëson vetëm një pjesë të vogël.

Kostoja tepër e lartë e rritjes së fëmijëve është faktori negativ më i rëndësishëm që ndikon në gatishmërinë e familjeve në moshë riprodhuese për të pasur fëmijë. Raporti rekomandon që Kina duhet të prezantojë politika për të ulur koston e rritjes së fëmijëve sa më shpejt të jetë e mundur. (Elona)