Kina krijon mekanizma koordinimi të financimit të pasurive të paluajtshme në 214 qytete
2024-02-22 14:58:44

CFP

CFP

Një total prej 214 qytetesh në 29 provinca në të gjithë Kinën kanë krijuar mekanizma koordinimi të financimit të pasurive të paluajtshme që nga 20 shkurti, duke qenë pjesë e përpjekjeve të vendit për të promovuar zhvillimin e shëndoshë të tregut të pronave.

Ministria e Strehimit dhe Zhvillimit Urbano-Rural të Kinës njoftoi se kishte nxjerrë grupe të "listave të bardha" që përfshinin 5349 projekte të pasurive të paluajtshme të pranueshme për mbështetje financiare dhe ia dërgoi ato bankave komerciale.

Sipas ministrisë, deri tani, rreth 162 projekte në 57 qytete kanë marrë financime bankare në një total prej 29.43 miliardë juanë (rreth 4.14 miliardë dollarë amerikanë), shkruan “Xinhua”.

Qeveritë vendore dhe institucionet financiare kanë zbatuar në mënyrë aktive mekanizma të tillë koordinimi, me kredi prej 123.6 miliardë juanë të miratuara për projektet në lista.

CFP

CFP

Kina njoftoi në janar një plan për të krijuar një mekanizëm koordinimi financimi për sektorin e pasurive të paluajtshme me qëllim të plotësimit të nevojave legjitime të financimit të projekteve të pasurive të paluajtshme dhe mbështetjen e rritjes së qëndrueshme dhe të shëndoshë të tregut të pasurive të paluajtshme në vend. (Elona)