Kina dhe India mbajnë takimin e 21-të në nivel komandantësh korpusi
2024-02-22 15:23:10

foto nga CFP

foto nga CFP

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Kinës deklaroi të mërkurën se raundi i 21-të i takimit në nivel komandantësh korpusi Kinë-Indi u mbajt të hënën në anën kineze të pikës së takimit kufitar Moldo-Chushul.

Sipas deklaratës, gjatë takimit të dyja palët u angazhuan në komunikim aktiv, të thellë e konstruktiv mbi zgjidhjen e çështjeve ekzistuese kufitare me interes të ndërsjellë dhe ranë në një mendje që të drejtohen nga konsensusi i rëndësishëm i arritur ndërmjet udhëheqësve të të dy vendeve.

Të dyja palët pranuan të ruajnë shkëmbimet nëpërmjet kanaleve ushtarake e diplomatike për të arritur sa më parë një zgjidhje të pranueshme nga të dyja vendet dhe për të hapur një faqe të re në gjendjen kufitare, thuhet në deklaratë.

Po sipas deklaratës, të dyja palët ranë dakord gjithashtu të mbajnë paqen dhe qetësinë në zonat kufitare Kinë-Indi gjatë këtij procesi. (Wang Lei/ Artan)