SHBA vendos veton ndaj projekt-rezolutës së vendeve arabe për armëpushim në Gazë
2024-02-21 16:56:41

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Shtetet e Bashkuara vendosën veton ndaj një projekt-rezolute të OKB-së të mbështetur nga vendet arabe që kërkonte një armëpushim të menjëhershëm humanitar në Rripin e Gazës. Votimi i të martës në Këshillin e Sigurimit prej 15 anëtarësh, përfundoi me 13 vota pro propozimit të Algjerisë, një kundër dhe abstenimin e Britanisë, duke reflektuar mbështetjen e gjerë globale për përfundimin e luftës. 

Ambasadorja amerikane Linda Thomas-Greenfield kishte thënë që më parë që SHBA do të bllokonte rezolutën, pasi ajo mund të pengonte përpjekjet e vazhdueshme të SHBA-së për të arritur një marrëveshje mes palëve, që do të sillte të paktën një pauzë gjashtëjavore të luftimeve dhe do të lironte të gjithë pengjet e marra gjatë sulmit të 7 tetorit.