Bullgaria nxjerr udhëzime për zbatimin inteligjencës artificiale në shkolla
2024-02-21 14:24:27

Shkolle bullgare (Foto Poandpo)

Ministria bullgare e Arsimit dhe Shkencës nxori disa udhëzime për zbatimin e inteligjencës artificiale (IA) në shkolla.

Udhëzimet janë për mësuesit, zyrtarët e shkollave, prindërit dhe nxënësit, për të ndihmuar në përdorimin e duhur dhe etik të inteligjencës artificiale, bëri të ditur ministria, citon “Xinhua”.

Dokumenti prej 41 faqesh jep një përkufizim të inteligjencës artificiale dhe si funksionon ajo. Ai thotë se përdorimi i inteligjencës artificiale duhet të ndihmojë në përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe të mbetet në përputhje me rregulloret kombëtare arsimore.

Udhëzimet kërkojnë gjithashtu një integrim të balancuar të mjeteve të inteligjencës artificiale në procesin e të mësuarit, pasi këto mjete ofrojnë mundësi të reja dhe rreziqe të mundshme.

“Përdorimi i inteligjencës artificiale në arsim duhet të monitorohet dhe vlerësohet vazhdimisht për ndikimin e saj, duke marrë parasysh ritmin e zhvillimit të teknologjisë dhe veçanërisht të sistemeve dhe mjeteve të inteligjencës artificiale”, - thuhet në dokument. (Elona)