Kryediplomati kinez i bëri thirrje Gjermanisë që kenë mbështetje të ndërsjellë për çështjet e interesave përkatëse
2024-02-20 11:50:27

Foto nga Xinhua

Foto nga Xinhua

Ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi, deklaroi se Kina është e gatshme të punojë me Gjermaninë për të qëndruar larg përçarjeve, për të ndërtuar më shumë konsensus dhe për të kuptuar dhe mbështetur njëri-tjetrin për çështjet që lidhen me interesat e tyre kryesore përkatëse, njofton “Xinhua”.

Deklarata e Wang u bë gjatë një takimi me ministren e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih.

Wang tha se nuk ka asnjë konflikt thelbësor interesi midis Kinës dhe Gjermanisë dhe interesat e tyre të përbashkëta po forcohen dhe zgjerohen vazhdimisht.

Ai tha gjithashtu se përballë ndryshimeve dhe pasigurive në botë, Kina dhe Gjermania, si dy vende kryesore dhe motorë të rëndësishëm të rritjes ekonomike globale, duhet të ruajnë shkëmbimet dhe të rrisin mirëkuptimin reciprok dhe besimin reciprok, për të avancuar lidhjet Kinë-Gjermani përgjatë rrugës së drejtë, duke dhënë kontributin e tyre për paqen, stabilitetin, zhvillimin dhe prosperitetin.

Baerbock tha se ndërsa bota përballet me konflikte dhe sfida, Gjermania dhe Kina duhet të rrisin bashkëpunimin në fushat me interesa të përbashkëta, të demonstrojnë përgjegjësi ndërkombëtare dhe të trajtojnë siç duhet zonat ku ka dallime.

“Gjermania është e gatshme të punojë me Kinën për të zbatuar në mënyrë efektive rezultatet e konsultimit ndërqeveritar Gjermani-Kinë, për të kryer konsultime për çështjet rajonale dhe për të forcuar bashkëpunimin për çështje të tilla si adresimi i ndryshimeve klimaterike dhe lehtësimi i rrugëve të papenguara të tregtisë ndërkombëtare”,- deklaroi kryediplomatja gjermane. (Fatosi)