BE-ja pajtohet për një mision detar në Detin e Kuq
2024-02-20 15:55:59

Deti i Kuq (Foto Panorama).jpg

Deti i Kuq (Foto Panorama)

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian janë pajtuar për të angazhuar një mision detar për t’i mbrojtur anijet prej rebelëve Houthi në Detin e Kuq, shkruan “Panorama”.

Përmes misionit “Aspided”, (mburoja) emërtuar sipas një fjale të vjetër greke, evropianët do të dërgojnë anije luftarake dhe sisteme të paralajmërimit të hershëm në Detin e Kuq, Gjirin e Adenit dhe ujërat përreth.

Pjesëtarët e misionit kanë urdhër që të gjuajnë me armë kundër militantëve, vetëm nëse ata sulmojnë të parët.

Komanda operacionale do të jetë në qytetin grek Larisa.

Rebelët Houthi të Jemenit janë duke sulmuar anijet në rajon, si shenjë hakmarrjeje për veprimet ushtarake izraelite në Rripin e Gazës.

Një zyrtar i BE-së deklaroi se shteti më i dëmtuar prej këtyre veprimeve nuk është Izraeli por Egjipti, pasi zvogëlimi i trafikut ka shkaktuar 40 për qind humbje të të hyrave për Autoritetin e Kanalit të Suezit.

Edhe ekonomia e BE-së është dëmtuar këtë periudhë. Komisionari i BE-së për Ekonominë, Paolo Gentilioni, ka deklaruar më herët se meqë anijet janë detyruar të ndryshojnë rrugën në dërgesat mes Azisë dhe BE-së, edhe çmimet e këtyre dërgesave janë rritur për gati 400 për qind. (Fatosi)