Takimi Wang Yi – Antony Blinken në Mynih “rruga” për vendime të mëdha globale
2024-02-20 11:16:31

Sekretari i Shtetit Antony Blinken dhe kryediplomati i Kinës, Wang Yi, u takuan te shtunën e shkuar në shkëmbimin “ballë për ballë”.

Takimet e këtij rangu të lartë midis dy superfuqive botërore sigurisht nuk mund të anashkalojnë asnjë argument lokal që ka influencë të drejtpërdrejtë ose tangeciale globale dhe duket se kështu ka ndodhur ndërsa dy autoritetet më të larta të politikës së jashtme janë takuar në Mynih.

Burimet zyrtare të Pekinit raportojnë që ministri i Jashtëm kinez Wang Yi bëri thirrje për zhvillim të shëndoshë dhe të qëndrueshëm të marrëdhënieve Kinë-SHBA. Wang i bëri këto komente gjatë një takimi me Sekretarin e Shtetit të SHBA Antony Blinken ndërsa të dy ishin pjesëmarrës në Konferencën e Sigurisë në Mynih. 

kryediplomati i Kinës, Wang Yi dhe Sekretari i Shtetit Antony Blinken u takuan te shtunën në Mynih

Pekini jo rastësisht nuk harron të bëjë me dije se takimi u zhvillua me kërkesë të Sekretarit Blinken dhe se të dyja palët patën diskutime të sinqerta, thelbësore dhe konstruktive. - “Kina do të ruajë gjithmonë vazhdimësinë dhe qëndrueshmërinë e politikave të saj kryesore dhe do të qëndrojë e palëkundur si shtyllë stabiliteti në një botë të trazuar, pavarësisht se si mund të ndryshojë peisazhi ndërkombëtar” – citon Radio e Jashtme e Kines ministrin e Jashtëm kinez, Wang Yi.

kryediplomati i Kinës, Wang Yi dhe Sekretari i Shtetit Antony Blinken u takuan te shtunën në Mynih

Në fakt, duket se Wang i ka bëre këto deklarata në një fjalim kryesor të titulluar "Duke vepruar në mënyrë të vendosur si një forcë për stabilitet në një botë të trazuar" gjatë sesionit "Kina në botë" në Konferencën e 60-të të Sigurisë në Mynih.

Një mudësi të tillë e konfirmon edhe Washinton Post që shkruan se pozicionimi I Kinës duket veçanërisht domethënës në konferencën tradicionalisht eurocentrike të Mynihut, duke pasur parasysh njoftimin se presidenti kinez Xi Jinping po planifikon të mbajë një "fjalim paqeje" në përvjetorin e sulmit rus ndaj Ukrainës.

kryediplomati i Kinës, Wang Yi dhe Sekretari i Shtetit Antony Blinken u takuan te shtunën në Mynih

Kina do të parashtrojë pozicionin e saj për zgjidhjen e konfliktit të Ukrainës në një dokument që nënvizon se integriteti territorial i vendeve ndërluftuese nuk duhet të cenohet, tha Wang, i cili foli në një panel në konferencën e Mynihut. Wang tha se fuqitë botërore duhet të fillojnë të mendojnë "se çfarë lloj përpjekjesh mund të bëjmë për të ndaluar këtë luftë" dhe nënvizoi se "luftërat bërthamore nuk duhet të zhvillohen" – shkruan Washington Post.

Pra në takimin midis dy zyrtarëve më të lartë të politikës së jashtme të dy superfuqive janë ballafaquar të gjithë argumentat e nxehta globale që lidhen me marrëdhëniet dy palëshe, por edhe ato shumëpalëshe tek të cilat vendimet e Pekinit dhe Washintonit padyshim që influencojnë drejtpërsëdrejti në terrenet përkatëse.

Vendime dhe diskutime kaq te rëndësishme për globin sigurisht që konturohen në analet e institucioneve të politikës së jashtme të dy vendeve, por ato për tu konfirmuar kanë nevojë për vullnet politik akoma më lartë se to.

Wang Yi ka bërë një fjalim kryesor të titulluar "Duke vepruar në mënyrë të vendosur si një forcë për stabilitet në një botë të trazuar" në Mynih

Website i Ministrisë së Jashtme të Kinës në gjuhën angleze thotë se Wang Yi tha se Presidenti Xi Jinping dhe Presidenti Joe Biden patën një takim të suksesshëm në fund të vitit të kaluar, ku patën një shkëmbim të thelluar të pikëpamjeve mbi çështje strategjike dhe gjithëpërfshirëse kritike për drejtimin e marrëdhënieve Kinë-SHBA dhe se arritën mirëkuptime të rëndësishme të përbashkëta.

Detyra më e rëndësishme për të dy palët tani është të ndjekin udhëzimet strategjike të dy krerëve të shteteve, të bëjnë realitet "vizionin e San Franciskos" dhe marrëdhëniet Kinë-SHBA të ecin përpara në rrugën e zhvillimit të shëndoshë dhe të qëndrueshëm. – shkruhet websitin e Ministrisë së Jashtme të Kinës.

Wang Yi ka bërë një fjalim kryesor të titulluar "Duke vepruar në mënyrë të vendosur si një forcë për stabilitet në një botë të trazuar" në Mynih

Me këtë rast në Pekin nuk harrohet të shtohet se për këtë qëllim, të dy palët duhet t'u përmbahen parimeve të respektit të ndërsjellë, bashkëjetesës paqësore dhe bashkëpunimit të favorshëm, dhe të eksplorojnë në mënyrë aktive rrugën e duhur që dy vendet kryesore të shkojnë mirë me njëri-tjetrin.

Nderkohë Anadolu Agency, agjencia shtetërore turke e lajmeve, nënvijëzon faktin se Wang në takimin me Blinken ka theksuar se ekziston vetëm një Kinë në botë dhe se Tajvani është pjesë e territorit të Kinës, dhe kjo është status quo-ja reale e çështjes së Tajvanit.

Wang Yi ka bërë një fjalim kryesor të titulluar "Duke vepruar në mënyrë të vendosur si një forcë për stabilitet në një botë të trazuar" në Mynih

"Nëse Shtetet e Bashkuara duan vërtet stabilitet në ngushticën e Tajvanit, duhet t'i përmbahen parimit të një Kine dhe tre komunikatave të përbashkëta Kine - SHBA dhe zbatimi i deklaratës për të mos mbështetur 'pavarësinë e Tajvanit' në praktikë," - i tha Wang homologut të tij Blinken, shkruan Anadoly Agency në gjuhën angleze duke shtuar se Wang gjithashtu kërkoi nga SHBA që të heqë "sanksionet e njëanshme" ndaj kompanive dhe individëve kinezë dhe të mos dëmtojnë të drejtat legjitime të zhvillimit të Kinës.

Wang Yi ka bërë një fjalim kryesor të titulluar "Duke vepruar në mënyrë të vendosur si një forcë për stabilitet në një botë të trazuar" në Mynih

Më tej Agjencia shtetërore turke duke cituar zëdhënësin e Departamentit të Shtetit USA, Matthew Miller, thotë se të dy palët patën një diskutim të sinqertë dhe konstruktiv mbi një sërë çështjesh dypalëshe, rajonale dhe globale, si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të mbajtur linja të hapura komunikimi dhe për të menaxhuar me përgjegjësi konkurrencën në marrëdhënie dypalëshe.

Edhe Blinken theksoi rëndësinë e "vazhdimit të zbatimit të përparimit të bërë nga dy presidentët në Samitin e Woodside (nëntorin e kaluar) duke përfshirë bashkëpunimin kundër narkotikëve dhe komunikimet dy paleshe ushtarake" – sjell në vëmendje Anadou Agency.

Wang Yi ka bërë një fjalim kryesor të titulluar "Duke vepruar në mënyrë të vendosur si një forcë për stabilitet në një botë të trazuar" në Mynih

Sipas websitit analitik Italian Formiche.net agjenda e takimit Blinken-Wang në Mynih ka të ngjarë të ketë përfshirë planifikimin për një telefonatë midis Biden dhe Xi në muajt e ardhshëm, të planifikuar për pranverën e këtij viti dhe në vazhdën e procesit, i cili filloi në vitin 2023, për lehtësimin e tensioneve midis dy fuqive të mëdha.  Gjasat duken se paralajmërojnë lajme të mira në planin Kino-Amerikan dhe atë global...

Wang Yi ka bërë një fjalim kryesor të titulluar "Duke vepruar në mënyrë të vendosur si një forcë për stabilitet në një botë të trazuar" në Mynih