Presidenti amerikan i gatshëm të takojë republikanët për ndihmën për Ukrainën
2024-02-20 20:15:40

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden tha të hënën se është i gatshëm të takohet më kreun e Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson për të diskutuar mbi paketën e ndihmës për Ukrainën për të përballuar agresionin rus, duke shtuar se republikanët po gabohen që po kundërshtojnë paketën e ndihmës.

foto: VCG

foto: VCG

Senati, përmes një votimi ndërpartiak, më herët gjatë këtij muaji, miratoi projektligjin për një paketë ndihme prej 95 miliardë dollarësh që përfshin fondet për Ukrainën, por zoti Johnson deri tani ka refuzuar ta hedhë atë për votim në Dhomën e Përfaqësuesve, që kontrollohet nga republikanët me një epërsi 219-212. Zoti Johnson ka kërkuar një takim me Presidentin Biden.

“Do ta takoj me kënaqësi, në ka diçka për të thënë”, u shpreh zoti presidenti amerikan.