Von der Leyen kërkon mandatin e dytë në krye të KE-së
2024-02-20 11:56:15

Von der Leyen (Foto Panorama)

Ursula von der Leyen planifikon të kërkojë një mandat të dytë si presidente e Komisionit Evropian.

Kreu i institucionit më të fuqishëm në Bruksel, Ursula von der Leyen, ka ruajtur me kujdes synimet e saj gjatë vitit të kaluar, duke shmangur të gjitha pyetjet mbi këtë temë, shkruan “RTSH”.

Por shpallja e kandidaturës së saj për pesë vite të tjera do të shënojë hapin e parë në një betejë katërmujore për zgjedhje që mund të përfshijë një fushë më të gjerë, me disa spekulime se kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas, mund të jetë një tjetër kandidate për kreun e Komisionit Evropian.

Pasi të zgjidhet nga partia e saj, CDU, ajo duhet të marrë mbështetjen e dy partive të tjera brenda Partisë Popullore Evropiane (EPP), grupimi i qendrës së djathtë në Parlamentin Evropian, i cili përfshin gjithashtu partitë në pushtet në Greqi, Irlandë, Lituani dhe Suedi. (Fatosi)