Graham Allison, propozuesi i teorisë së "Kurthit të Tuqididit": Marrëdhëniet kino-amerikane janë stabilizuar
2024-02-19 20:59:15

Në Konferencën e 60-të të Sigurisë në Mynih, Graham Allison, profesor i shkencave politike në Shkollën e Qeverisjes "Kennedy" të Universitetit të Harvardit, u intervistua mbi marrëdhëniet Kinë-ShBA. Ai beson se marrëdhëniet kino-amerikane janë stabilizuar thelbësisht në këtë fazë dhe të dyja palët duhet të komunikojnë sinqerisht e të punojnë së bashku për të zgjidhur problemet dhe për t'I çuar marrëdhëniet mes tyre në rrugën e zhvillimit të shëndetshëm.