Shefi i diplomacisë kineze shtjellon qëndrimin e Kinës për krizën në Ukrainë
2024-02-19 15:32:59

foto nga

foto nga MPJ e Kinës

Kina ka qëndruar e përkushtuar për të promovuar bisedimet e paqes për çështjen e Ukrainës dhe nuk do të dorëzohet për sa kohë që ka një fije shprese, deklaroi ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi, ndërsa iu përgjigj pyetjeve pas fjalimit të tij kryesor gjatë sesionit "Kina në botë" në Konferencën e Sigurisë në Munih, shkruan “Xinhua”.

I pyetur për pikëpamjet e Kinës për Memorandumin e Budapestit dhe pozicionin e saj për konfliktin midis Rusisë dhe Ukrainës, Wang tha se Kina nuk është nënshkruese e Memorandumit të Budapestit, por e ka njohur atë përmes një deklarate të qeverisë.

“Midis shteteve me armë bërthamore, Kina mban politikën bërthamore më të qartë dhe progresive, duke u zotuar për mospërdorimin e parë të armëve bërthamore dhe asnjë përdorim të armëve bërthamore kundër shteteve që nuk kanë armë bërthamore, duke përfshirë Ukrainën”,- tha ai.

foto nga MPJ e Kinës

Wang vuri në dukje se pas shpërthimit të krizës në Ukrainë, presidenti kinez Xi Jinping bëri të ditur se armët bërthamore nuk duhet të përdoren dhe nuk duhet të zhvillohen luftëra bërthamore.

“Të gjitha palët duhet të punojnë së bashku për të garantuar sigurinë e materialeve dhe objekteve bërthamore. Kina ka respektuar zotimin e saj dhe ka marrë përsipër detyrimet e saj ndërkombëtare në këtë drejtim. Kina nuk ka qëndruar duarkryq për krizën në Ukrainë. Presidenti Xi ka thënë se duhet të respektohen sovraniteti dhe integriteti territorial i të gjitha vendeve, qëllimet dhe parimet e Kartës së OKB-së, duhet të merren seriozisht shqetësimet legjitime të sigurisë të të gjitha vendeve dhe duhet të mbështetet të gjitha përpjekjet që kontribuojnë për një zgjidhje paqësore të kriza. Ky është qëndrimi zyrtar dhe parimi themelor i Kinës për çështjen e Ukrainës”,- theksoi Wang.

Ai theksoi se Kina ka qëndruar e përkushtuar në promovimin e bisedimeve të paqes dhe ka luajtur rol pozitiv në përpjekjet për të rivendosur paqen. Sipas Wang, sa më herët të rifillojnë bisedimet e paqes, aq më pak dëme do të ketë për të gjitha palët. (Irma)