Donald Trump lançon linjën e atleteve
2024-02-19 15:44:30

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Një ditë pasi një gjykatë në Nju Jork e gjobiti me 355 milionë dollarë për mashtrim, ish-presidenti amerikan Donald Trump ka lançuar linjën e atleteve me emrin e tij, njofton “RTSH”.

Trump prezantoi një palë atlete në ngjyrë floriri, të cilat kanë një çmim prej 399 dollarë. Vetëm pak orë pas lançimit të linjës, atletet u renditën si më të shiturat në faqen e internetit.

Në linjë përfshihen edhe dy versione të atleteve që kanë “T” dhe “45” në anë për 199 dollarë.

Pak ditë më parë një gjykatë e Nju Jorkut vendosi se Trump dhe kompanitë e tij duhet të paguanin afro 355 milionë dollarë për fryrjen mashtruese të vlerave të pronave të tij. (Fatosi)