Kryediplomati evropian i bëri thirrje Izraelit mos të kryejë veprime ushtarake në Rafah
2024-02-19 15:37:48

Borrell (Foto Atsh).jpg

Borrell (Foto Atsh)

Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell, ka përsëritur thirrjen e tij ndaj Izraelit që mos të kryejë një sulm ushtarak ndaj palestinezëve në qytetin Rafah në jug të Rripit të Gazës, shkruan “ATSH”.

“BE-ja i kërkon Izraelit mos të ndërmarrë veprime ushtarake në Rafah që do të përkeqësonte një situatë tashmë katastrofike humanitare”,- shkroi Borrell në platformën sociale “X”.

Borrell theksoi se të gjithë civilët duhet të mbrohen në përputhje me të drejtën ndërkombëtare humanitare dhe bëri thirrje që Izraeli të respektojë urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të lëshuar muajin e kaluar.

“Ne përsëri i bëjmë thirrje Hamasit për lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të të gjithë pengjeve”, tha Borrell. (Irma)