Egjipti rrit sigurinë në kufirin me Gazën
2024-02-18 09:36:25

Siguria e Egjiptit (Foto Rtsh)

Siguria e Egjiptit (Foto Rtsh)

Egjipti po rrit praninë e tij të sigurisë në kufirin me Rripin e Gazës, masë për një përhapje të luftës së Izraelit ndaj Hamasit në territorin e tij nëse ushtria izraelite fillon sulmin tokësor në qytetin më jugor të enklavës, Rafah, ku është më shumë se gjysma e popullsisë së Gazës.

Egjipti po ndërton një zonë mbrojtëse dhe mur të gjatë përgjatë kufirit të tij me Gazën jugore si dhe ka vendosur më shumë trupa dhe makineri në Sinain e Veriut, në kufi me Gazën, shkruan “RTSH”.

Egjipti e ka dënuar lëvizjen e Izraelit për të shtyrë palestinezët drejt jugut në enklavë, duke sugjeruar se kjo është pjesë e një plani për të dëbuar banorët e Gazës dhe se kjo do të shënonte fundin e kauzës palestineze.  (Irma)