Australia, Kanadaja dhe Zelanda e Re bëjnë thirrje për armëpushim të menjëhershëm humanitar në Gaza
2024-02-18 10:04:38

Kanada-Australi-Zelande per Gazen (Foto Ahram)

Kanada-Australi-Zelande per Gazen (Foto Ahram)

Australia, Kanadaja dhe Zelanda e Re kanë bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm humanitar në Gaza.

Në një deklaratë të përbashkët, kryeministrat e tre vendeve shprehën shqetësim të madh për informacionet se Izraeli po planifikonte një ofensivë tokësore në Rafah, qytet palestinez jugor në Rripin e Gazës.

“Një operacion ushtarak në Rafah do të ishte katastrofik, pasi rreth 1.5 milionë palestinezë po strehohen në zonë”,- thuhet në deklaratën e cituar nga “Xinhua”.

“Me situatën humanitare në Gaza tashmë të tmerrshme, ndikimet mbi civilët palestinezë nga një operacion i zgjeruar ushtarak do të ishin shkatërruese. Ne i bëjmë thirrje qeverisë izraelite mos të ndjekë këtë rrugë. Thjesht nuk ka askund tjetër për të shkuar civilët. Një armëpushim i menjëhershëm humanitar është i nevojshëm urgjentisht për të gjetur një rrugë drejt sigurimit të paqes së qëndrueshme për izraelitët dhe palestinezët”,- thuhet në deklaratë. (Irma)