Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s diskutuan për forcimin e bllokut dhe mbështetjen për Ukrainën
2024-02-17 12:16:47

foto: VCG

foto: VCG

Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) diskutoi mbi forcimin e mëtejshëm të parandalimit dhe mbrojtjes së bllokut dhe mbështetjen për Ukrainën, në ministerialin e zhvilluar në Bruksel.

“Duke parë mjedisin e përkeqësuar të sigurisë, NATO-ja nuk sheh ndonjë kërcënim të afërt ushtarak kundër Aleancës”,- deklaroi pas takimit sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, raporton “Xinhua”.

Për sa i përket investimeve në mbrojtje, Stoltenberg tha se ai priste që 18 shtete anëtare të shpenzojnë 2 për qind të PBB-së së tyre për mbrojtjen këtë vit, krahasuar me vetëm tre anëtarë në 2014-n.

foto: VCG

foto: VCG

Sipas tij, këtë vit, vendet anëtare të NATO-s në Evropë do të investojnë gjithsej 380 miliardë dollarë amerikanë në mbrojtje.

“Deri në fund të vitit 2024, aleatët evropianë dhe Kanadaja do të kenë shtuar më shumë se 600 miliardë dollarë për mbrojtjen qëkur kemi bërë Betimin e Investimeve të Mbrojtjes në 2014-n”,- tha Stoltenberg.

Ministrat diskutuan gjithashtu për rritjen e prodhimit të municioneve për të mbështetur Ukrainën. “Ne duhet të kalojmë nga ritmi i ngadaltë i kohës së paqes në prodhimin me ritëm të lartë të kërkuar nga konflikti”,- theksoi shefi i NATO-s.

Muajt e fundit, NATO-ja ka rënë dakord për kontrata me vlerë 10 miliardë dollarë. Ndërsa disa aleatë po bashkohen duke synuar të dorëzojnë një milion dronë në Ukrainë, 20 anëtarë kanë rënë gjithashtu dakord të formojnë një koalicion çminimi.

foto: VCG

foto: VCG

Që nga nisja e konfliktit Rusi-Ukrainë, SHBA-ja ka ofruar rreth 75 miliardë dollarë ndihmë ushtarake, financiare dhe humanitare për Ukrainën, ndërsa vendet e tjera anëtare dhe partnerët e NATO-s kanë dhënë mbi 100 miliardë dollarë.

NATO-ja, e krijuar nga 12 vende nga Evropa dhe Amerika e Veriut në vitin 1949, ka 31 shtete anëtare pas disa raundeve të zgjerimit.