Presidenti ukrainas pritet të vizitojë Tiranën më 28 shkurt për Samitin e Paqes
2024-02-14 15:23:43

foto: VCG

foto: VCG

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pritet të vizitojë për herë të parë Shqipërinë më 28 shkurt. Vizita e Zelensky-t vjen në kuadër të një samiti që do të zhvillohet në Tiranë për Ukrainën në datat 28 dhe 29 shkurt, bën të ditur “RTSH”.

Sipas kryeministrit Edi Rama, samiti në fjalë është në mbështetje të Ukrainës dhe për të diskutuar me presidentin Zelensky-n sfidat e sigurisë.

Më 29 shkurt, kryeqyteti do të presë edhe liderët e Ballkanit Perëndimor, ku fokusi do të jetë rrugëtimi i vendeve të rajonit drejt BE-së, si edhe zbatimi i Planit të Rritjes Ekonomike, i cili synon të zgjerojë përfitimet e Tregut Unik të Bashkimit Europian në rajon përpara anëtarësimit formal, me synim kontributin pozitiv në rritjen ekonomike dhe përshpejtimin e konvergjencës socio-ekonomike me BE-në.