"Festa e Pranverës" bëhet "Vit botëror"
2024-02-14 15:26:33

foto: VCG

foto: VCG

Viti i Ri Kinez po bëhet gjithnjë e më shumë një “festë ndërkombëtare”. Kështu, në shumë vende në Britani janë mbajtur festime për Festën e Pranverës, të cilat janë plot me shije kineze.

Në fakt, për më shumë se një vit ekonomia britanike është prekur rëndë nga inflacioni i lartë i vazhdueshëm, konsumi privat ka qenë i dobët dhe rritja e shitjeve me pakicë është ngadalësuar në janar. Një gjë e tillë u interpretua nga media si vazhdimi trysnisë mbi shpenzimet familjare nga kriza e kostos së jetesës. Për tregtarët, Festa e Pranverës është bërë një stinë shitjesh po aq i rëndësishëm sa festat tradicionale perëndimore të fundvitit.

Atmosfera e Festës së Pranverës shfaqet në të gjitha aspektet në Britani. Në ndeshjen e futbollit të “Premier Ligës” në ditën e parë të Vitit të Ri Kinez, skuadra e futbollit e “Manchester City” u përball me “Evertonin”. Para ndeshjes, në anë të stadiumit pati shfaqje të valleve të dragoit e luanit dhe të arteve marciale. Ishte një moment kur dhjetëra mijë tifozë kremtuan së bashku Vitin e Ri Kinez.

Me ardhjen e Festës së Pranverës, në Britani ka nisur një kremtim me mijëra pjesëmarrës. Festime po mbahen në sheshin “Trafalgar”, Greenwich dhe shumë vende të tjera të famshme.