Kryediplomati çek: NATO-ja është më e fortë se kurrë
2024-02-13 12:42:01

Foto nga VCG

Ministri i Jashtëm çek, Jan Lipavsky, deklaroi se NATO-ja tani më e fortë se kurrë, falë marrëdhënieve transatlantike dhe fakti që aleatët evropianë janë duke bërë pjesën e tyre.

“NATO është aktualisht në pozitën më të fortë që nuk e ka pasur kurrë më parë, falë lidhjes së fortë transatlantike. Vendet evropiane po përmbushin angazhimet e tyre”, tha ai, në një reagim ndaj deklaratave të ish-presidentit amerikan, Trump, shkruan “ATSH”.

Kryediplomati çek deklaroi se përballë kërcënimit më të madh që nga Lufta e Dytë Botërore, Republika Çeke ka rritur shpenzimet për mbrojtje dhe po blen armë të reja, shumë prej të cilave vijnë nga SHBA-ja.

Republika Çeke është zotuar të ndajë për mbrojtjen 2% të PBB-së.

Në fund të janarit u nënshkrua edhe parakontrata mes Republikës Çeke dhe SHBA-së për 24 avionë luftarakë F-35 të prodhimit amerikan. (Irma)