Shefi i NATO-s: Komentet e Trump për braktisjen e aleancës, trupat amerikane dhe evropiane
2024-02-13 11:11:36

Foto nga VCG

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, është kundërpërgjigjur ndaj çdo sugjerimi që vendet brenda aleancës nuk do të mbronin njëra-tjetrën, pas deklaratave të ish-presidentit amerikan, Donald Trump i cili tha se nuk do t'i përmbahej klauzolës së mbrojtjes kolektive në zemër të aleancës nëse rizgjidhej, njofton “RTSH”.

Stoltenberg tha se komente të tilla i vënë ushtarët evropianë dhe amerikanë në një rrezik në rritje.

“Çdo sugjerim se aleatët nuk do të mbrojnë njëri-tjetrin minon të gjithë sigurinë tonë, përfshirë atë të SHBA-së, dhe i vë ushtarët amerikanë dhe evropianë në rrezik të shtuar. Pres që pavarësisht se kush do të fitojë zgjedhjet presidenciale, SHBA-ja do të mbetet një aleat i fortë dhe i përkushtuar i NATO-s. Çdo sulm ndaj një vendi të NATO-s do të pritet me një përgjigje të bashkuar dhe të fuqishme”,- tha Stoltenberg.

Shtëpia e Bardhë i kritikoi komentet e Trump si të tmerrshme dhe të papranueshme dhe i krahasoi ato me përpjekjet e Presidentit Joe Biden për të forcuar aleancat amerikane për sigurinë e saj kombëtare.

Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel, ritheksoi nevojën për ta mbajtur të fortë aleancën.

“Deklaratat e pamatura për sigurinë e NATO-s dhe solidaritetin e Art 5 nuk sjellin më shumë siguri apo paqe në botë”,- tha Michel në një postim në “X”, duke iu referuar klauzolës së mbrojtjes kolektive. (Fatosi)