Kryediplomati amerikan: SHBA mbështet krijimin e një shteti të pavarur palestinez
2024-02-11 10:22:35

Foto nga VCG

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Bliken, zhvilloi një takim me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, ku deklaroi se SHBA mbështet krijimin e një shteti të pavarur palestinez, si mënyra më e mirë për të garantuar paqen dhe sigurinë e qëndrueshme si për palestinezët ashtu edhe për izraelitët, raporton “ATSH”.

Në një njoftim të Departamentit amerikan të Shtetit, Blinken shprehu angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të rritur ofrimin e ndihmës humanitare shpëtimtare për civilët në Gaza.

“SHBA-ja kundërshton çdo zhvendosje të detyruar të palestinezëve nga Gaza”, theksoi Blinken. (Irma)